Lutfi Haziri shpërthen në lot pasi i dorëzoi mirënjohje babait të Agon Musliut

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpërthyer në lot sot, pasi ia dorëzoi mirënjohjen post mortum babait të Agon Musliut, Naimit, si Personalitet i Viti 2019/20.


Pasi ia dha mirënjohjen babit të Agon Musliut, Naimit, Lutfi Haziri nuk ka mundur t’i ndalonte lotët, të cilët vazhdimisht i fshinte derisa babi i të ndjerit kritikonte ish-kryeministrin Albin Kurti, ministrat Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla.

Musliu që nga fillimi por edhe sot i ka bërë ata përgjegjës për vdekjen tragjike të djalit të tij në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

”Albin Kurti e ka plot gojën Kosovë, e punon për Serbi. Më falë kryetar, por kam Kritika edhe për Komisionin e Kuvendit që nuk i thërret këta faqezinj (Albin Kurtin dhe Xhelal Seveclën). Po të kisha mundësi, do t’I kisha ndjekur me gjyq jashtë vendit, deri në pikën e fundit. Këta dy nuk e thanë asnjë fjalë për djalin tim. Ky njeri (Albin Kurti) po e qet rininë në rrugë dhe po i mashtron për poenë politikë”, ka thënë Musliu.

Në këtë ngjarje, zbardhjen e rastit të vdekjes tragjike të Agon Musliut e ka kërkuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Agon Musliu vdiq më datë 3 maj 2020 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte hedhur nga njëra prej ndërtesave në këtë qendër. Ai kishte ardhur nga Gjermania dhe ishte detyruar të futje në karantinë edhe pse kishte vërtetime shëndetësore që ai duhej të lirohej për në shtëpi.

Më poshtë keni pamje nga ngjarja e sotme.

Të ngjashme