Lutfi Haziri tregon se a do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës dje (1 Qershor), ka nisur zgjedhjet e brendshme.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, duke folur për procesin zgjedhor, ka treguar nëse do të kandidojë përsëri për pozitën e kryetarit.

“Tani është koha të qëndroj mbrapa, përsëri në pozitën që e kam. Unë nuk bëj kandidime sa herë që bëhen zgjedhjet. Në politikë kandidon kur vlerëson se mund të bësh diçka më shumë, përndryshe vetëm për të dalë emri në kandidatura, nuk është e efektshme. Unë për politikën time nuk e pranoj. Për vetën time, në zgjedhjet e kaluara kam besuar që është koha, ambienti e rrethanat politike, përkundër që ka qenë koha më e keqe për të kandiduar, mirëpo kam kandiduar s’jam frikësuar, nuk kam hezituar, nuk kam bërë kandidaturë strategjike e taktike, s’kam bërë marrëveshje me askënd”, deklaroi Haziri në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë1.

Andaj, Haziri shtoi se do të qëndrojë në pozitën e nënkryetarit të LDK-së për shkak të rezultatit zgjedhor dhe për shkak të bindjes që duhet punuar së bashku.

Të ngjashme