Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është i dëshpëruar me rezultatin e zgjedhjeve, por që ka pritur që partia ku ai bën pjesë të radhitet më lartë.
“Besuam që kemi bërë ofertë më të mirë, ashtu si edhe listë të pastër karshi koalicioneve tjera. Ndoshta ka qenë koha e shkurtër që kandidati ynë për kryeministër, Avdullah Hoti, ta shpjegojë në detaje programin tonë ose të njoftohet më shumë me publikun”, ka thënë ai, duke shtuare se në zgjedhjet e 11 qershorit Kosova kishte votë kundërshtuese.
“Sovrani nuk e ka determinuar në asnjë mënyrë se kush e ka mandatin dhe mund ta bëjë Qeverinë. Sovrani ka folur me votë kundërshtuese”.
Haziri ka shtuar se në këto zgjedhje, fituese është Vetëvendosja.
“Vetëvendosja është fituese. E ka dyfishuar mbështetjen, por sovrani nuk i ka dhënë askujt mandate që të ndërtojë Qeverinë”, ka thënë ai.