Më 12 korrik u mbajt Samiti i Triestës si vazhdimësi e procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor ku mori pjesë edhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku.
Gjatë samitit kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me homologët e tjerë të WB6, nënshkroi Traktatin e transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, i cili pritet të jetë instrument i rëndësishëm në zhvillimin e transportit dhe infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Zharku mori pjesë në sesionin e ministrave të transportit ku u diskutua rëndësia e Traktatit të transportit si dhe siguria në komunikacionin si çështje, me focus të veçantë në të gjitha vendet.
Gjatë këtij samiti, ministri Zharku mori pjesë edhe në takimin e kryeministrit Mustafa, me komisioneren për transport, Violeta Bulc si dhe me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.