Luzi: Faji im për humbjen e djeshme

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

David Luiz e ka pranuar fajin për rolin e tij në humbjen e Arsenalit nga Manchester City mbrëmë në kuadër të Premier Ligës.

Braziliani u fut në lojë në minutën e 24-t, dhe bëri dy gabime madhore, njëherë në golin e parë të Qytetarëve, e pastak duke shkaktuar penalty dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq në pjesën e dytë.

Pasi që kontrata e tij në “Emirates” skadon në fund të sezonit, analistët kanë thënë që ai nuk ka të ardhme te ky klub.

“Nuk ishte dështim i ekipit, ishte faji im. Trajneri është i mrekullueshëm, të gjithë lojtarët punuan shumë mirë, ishte vetëm faji im”, ka thënë Luiz për Sky Sports.

“Duhet të kisha marrë vendim tjetër në dy muajt e fundit. Nuk e bëra atë – kishte të bënte krejt me kontratën time. Nuk dua që ta përdor si alibi apo si justifikim, por ishte vetëm faji im dhe kjo është e tëra”.

Të ngjashme