Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media lidhur me keqmenaxhimet në sektorin e energjisë.
Arbërie Nagavci, nga LVV-ja, tha se kohëve të fundit qytetarët janë ballafaquar me fatura të fryra të energjisë elektrike duke iu faturuar jo vetëm harxhimet e tyre, por edhe mbulimi i shpenzimeve për humbjet teknike të KEDS-it, raporton Ekonomia Online.
“Kemi parë reduktime të mëdha që u ballafaquan qytetarët. Edhe pse jo vetëm kanë paguar energjinë, por edhe më shumë sesa që kanë harxhuar kanë paguar. “
“Importi i energjisë elektrike për vitin 2017 ishte 68 milionë euro, ndërsa nga viti 2011 më shumë se 300 milionë euro janë shpenzuar mga buxheti i Kosovës për energji elektrike. Kjo situatë e siguron papërgjegjshmërinë e KEDS-it ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët paguajnë me rregull faturat e energjisë elektrike, janë të obliguar të paguajnë edhe humbjet teknike dhe komerciale, të paguajnë vjedhjen e energjisë nga fabrika jokomerciale të papërgjegjshme”.
“Edhe pse kur u privatizua KEDS-i u tha se kjo po bëhet për të mos pasur reduktime, por vazhduan reduktimet dhe u rrit çmimi i energjisë elektrike. Sipas konsorciumit të energjisë, çmimi i energjisë është rritur 4 herë prej asaj kohe nga zyra e rregullatorit të energjisë, kjo për shkak të mbulimit të defekteve të gjenerimit të energjisë”.
Nagavci i bëri thirrje kryeministrit Haradinaj që të japë përgjigje për shpronësimet në Shipitullë, pasi që, sipas saj, kompensimi atje po bëhet në baza partiake dhe i lidhur me individë të një partie, raporton EO.
“Kryeministri Haradinaj duhet të përgjigjet a i njeh dhe i respekton vendimet e Qeverisë Mustafa për shpronësim në Shipitull, pasi që shpronësimet kanë kaluar miliona euro të paplanifikuara, apo do kompensojë edhe mbulimin e shpenzimeve edhe për shtëpitë e ndërtuara pas vitit 2009, kur do publikohet lista e plotë, kur do ta bëjë publike listën e plotë të atyre që po ju kalon paratë në banka, dhe kur do përfundojë studimi për minierën e re, dhe kur planifikohet remonti për Kosovën B, kryeministri nuk ka dhënë përgjigje as në interpelancën e thirrur për të”, ka shtuar Nagavci.