Po ikin profesionistët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët e administratës, të gjithë ata që me kontrata në sektorin publik më herët ndjeheshin të sigurt, merrnin kredi dhe e planifikonin jetën në Kosovë.
Na kujtohet se si LVV-ja pat premtuar kthimin e trurit në Kosovë dhe shihni se çfarë po ndodhë.
Vetëm 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti e qeveria me propagandë mundohet t’i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend.
Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ”komiteteve”, andaj edhe s’ka si të jetë ndryshe.