Nëse LVV nuk po arrinë me formu shumicën parlamentare as pas 50 seancave në Kuvend me kaq shumë përkrahje, 42.3%, çka ka me bë kjo parti në të ardhmën kur përkrahja për të do të jetë edhe më e zbehtë?
Si pasojë e qëndrimeve kontradiktore dhe armiqësore kundër tjerëve, ajo nuk ka më partnerë që dëshirojnë me bashkëqeverisë me të. Kjo gjendje vetëmse do të thellohet në të ardhmën derisa LVV të ndryshoj e reformohet kogja thellë.
Kjo strategji e aplikuar nga LVV-së (o krejt, o asgjë) po e dërgon partinë në opozitë, përkundër se ka dalë partia e parë. I ka fituar zgjedhjet, por e ka humbur betejën politike me qasje të gabuar.
LVV nuk po arrinë, po dështon sistematikisht, 50 hërë, me formu një shumicë, kjo tashmë është e qartë. E kur nuk arrinë me gjithë këtë përkrahje me formu shumicën, nuk do arrijë as kur i afrohet 30% në zgjedhjet e ardhshme.
E ardhmja politike e LVV-së duket se është në opozitë. Me këtë nuk po pajtohet asesi Albin Kurti i cili gaboj me strategjinë e tij zgjedhore. Por LVV duhet me u përgatitë për opozitë i cili tash duket një skenar shumë i mundshëm pas dështimit dramatik me kriju patneritete dhe shumicën parlamentare.