LVV thirrje komisionerëve e vëzhguesve të kësaj partie: Mbrojeni fitoren e qytetarëve

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje komisionerëve e vëzhguesve të partisë së tyre të mbrojnë fitoren e qytetarëve.

“Të dashur komisionerë, ju mbani tani në duar të ardhmen e qytetit tuaj. Të nderuar komisionerë e vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrojeni fitoren e qytetarëve! E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë. Suksese deri në fitore!Jemi me sytë nga ju!”, thuhet në reagim të VV-së.

Të ngjashme