I njohur tanimë për hitet dhe krijimet që ka realizuar nën nofkën e Lyrical Son, Festim Arifi (emri i vërtetë) po vazhdon të jetë akoma ndër të preferuarit e publikut.
Megjithëse këtë vit ka qenë më pasiv në muzikë për shkak të situatës së krijuar me SARS-CoV-2, në një intervistë dhënë për Telegrafin ka rrëfyer kohën e kaluar në karantinë me bashkëshorten dhe vajzat, e po ashtu edhe për planet e vitit 2021.
“Periudha e karantinës ishte periudhë e cila më lidhi më shumë me fëmijë, ndoshta e vetmja gjë pozitive e kësaj pandemia ka qenë kjo që jam lidhur shumë më shumë me dy vajzat e mia dhe që jam marrë më shumë me kto. Kam filluar të kuptoj pak a shumë edhe botën e tyre duke marrë parasysh profesionin që e kam nuk ma ka lejuar shumë luksin me u marrë me to, mirëpo tani e vetmja gjë që e ka pandemia është kjo që lidhesh më shumë dhe kalon kohë me familjen e ngushtë se sa që e ke kaluar përpara, për shkak kohës së limituar që e kemi nga profesioni” tha mes tjerash artisti