Presidenti francez, Emanuel Macron ka thënë se dëshiron përmbushjen e premtimit të kartës së OKB-së për “dy shtete që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”.
Por, Izraeli po zgjeron operacionin e tij ushtarak në Gaza, thotë ai, me qindra mijëra njerëz të zhvendosur, të plagosur, të uritur, të traumatizuar, me jetët e të cilëve janë shkatërruar, megjithëse Hamasi është dobësuar ndjeshëm.
“Asgjë nuk e justifikon luftën e vazhdueshme në Gaza “, thotë ai. “Asgjë”.
“Përkundrazi, gjithçka na detyron ta ndalojmë përfundimisht, meqenëse nuk e bëmë më parë», thotë ai. “Duhet ta bëjmë për të shpëtuar jetë”.
Sapo të arrihet një armëpushim, do të ketë një përpjekje masive kolektive për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza, shtoi Macron, citon The Guardian.
Është “detyrim absolut” i Izraelit të lehtësojë aksesin humanitar për popullsinë e tij.
Ai i ka bërë thirrje Izraelit të mos bëjë asgjë më shumë për të penguar negociatat me Hamasin.