Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin me ç`rast shprehu shqetësim për gjendjen e përkeqësuar në Siri.
Ai bëri thirrje për dialog më intensiv midis Parisit dhe Moskës në këtë drejtim, bën të ditur kabineti i presidentit francez.
“Presidenti i Francës ka bërë thirrje për ruajtjen dhe intensifikimin e dialogut me Rusinë në mënyrë që të rivendoset paqja dhe stabiliteti në Siri”, raporton Reuter.