Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka biseduar në telefon me homologun e tij turk, Rexhep Erdogan, në lidhje me zhvillimet e fndit në Idlib të Sirisë. Lajmin e bëri të ditur Zyra për Komunikim e presidencës turke.
Kjo zyrë njoftoi se dy udhëheqësit biseduan edhe për krizën e refugjatëve, çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Një njoftim gjithashtu thuhet se presidenti turk paralajmëroi veprime ushtarake kundër regjimit të Asadit dhe se e pret solidarizimin e qartë dhe konkret të NATO-s në këtë rast.
Erdogan tha se pret nga Franca dhe Evropa në përgjithësi që të ofrojë zgjidhje dhe përkrahje konkrete për personat e zhvendosur, duke i theksuar numrin e madh të refugjatëve sirianë në Turqi dhe lëvizjet e tyre drejt kufijve të BE-së.
Në anën tjetër, presidenti francez kërkoi që Rusia t’i ndërpresë menjëherë sulmet në Idlib.
Në orët e vona të së enjtes, 34 ushtarë turq u vranë dhe dhjetarë të tjerë u lënduan nga sulmet e ushtrisë siriane në Idlib.