Presidenti francez Emmanuel Macron mbështet “Mini – Shengenin ” sepse reflekton idenë e tij kur bëhet fjalë për funksionimin e rajonit përpara se të anëtarësohet në BE,
Kështu shkruan Blic, duke shtuar se Macron këtë porosi ia kishte përcjell presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Macron dhe Vuçiq biseduan për iniciativën e zonës ekonomike rajonale. Presidenti francez tha se ishte një ide pozitive, që ai imagjinonte funksionimin e rajonit derisa të gjitha shtetet të bëhen anëtare. Ai gjithashtu premtoi mbështetje”, i ka thënë një burim kësaj të përditshmeje serbe, transmeton Klan Kosova.
Me ndërmjetësimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar të martën homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian, transmeton Klan Kosova.