Macron kërkon projekt të ri të mbrojtjes së Evropës

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 15:45 | Nga

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një projekt të ri të mbrojtjes së Evropës.

“Duhet t’i përmbushim përgjegjësitë tona dhe të garantojmë sigurinë tonë, e në këtë mënyrë edhe sovranitetin evropian”, tha Macron në një fjalim para ambasadorëve francezë në Paris, transmeton REL.

Ai shtoi se bisedimet për bashkëpunimin në mbrojtje duhet të zgjerohen te të gjitha shtetet evropiane dhe Rusia.

Që nga zgjedhja president në maj të vitit 2017, Macron ka bërë thirrje për një Bashkim Evropian më të integruar, me një buxhet të përbashkët të mbrojtjes dhe doktrinë të sigurisë.

Në nëntor, vendet evropiane kanë nisur një epokë të re në bashkëpunimin në mbrojtje, me një program të investimeve të përbashkëta ushtarake dhe zhvillim të projekteve që synojnë të ndihmojnë BE-në të përballet me sfidat e sigurisë.

Njëzetetre prej 28 vendeve anëtare të BE-së e kanë nënshkruar programin, i njohur si Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar, ose PESCO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme