Presidenti francez Macron në një intervistë për magazinën “Economist” thotë se ai është i gatshëm të pajtohet që të fillojë negociatat me Shkupin nëse procedura do të reformohet në muajt e ardhshëm dhe vendi vazhdon me reforma, përcjell Deutche Welle në gjuhën maqedonase.
Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon vendet e tjera anëtare të BE-së se fshihen pas një vetoje franceze për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në samitin e Brukselit, dhe se në thelb, drita e gjelbër ishte vetëm për Shkupin. Po kjo përsëri, sipas tij, do të ishte gabim fatal.
Në intervistë për “Economist” të dhënë më 21 tetor, ndërsa të publikuar sot, Macron thotë se do të lëshojë pe për bisedime për të dyja vendet, por vetëm nëse në muajt në vazhdim bëhen reformat në proceduarat negociatore, ndërsa Shkupi dhe Tirana të përfundojnë edhe disa reforma. Por nuk do të lëshojë për zgjerim të mëtejshëm të BE-së.
“Pjesa më e madhe (e vendeve anëtarë) ishin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, por pothuajse gjysma ishin kundër negociatave me Shqipërinë. Kjo do të ishte një gabim fatal”, tha Macron në intervistë.