Macron, francezëve: Jeta s’do të kthehet në normalitet pas 11 majit

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka paralajmëruar të premten se përfundimi i bllokimit kombëtar më 11 maj do të jetë vetëm hapi i parë në përpjekjet e Francës që të dalë nga kriza e krijuar nga shpërthimi i koronavirusit.

“11 maji nuk do të jetë një kalim në jetën normale. Do të ketë një rikuperim që do të duhet të riorganizohet. Do të ketë disa faza dhe 11 maji do të jetë njëra prej tyre”, ka thënë Macron në fjalimin e tij në pallatin presidencial.

Protestat tradicionale për 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, që zakonisht mbledhin mijëra protestues në rrugë janë anuluar këtë vit për shkak të shpërthimit të virusit që  ka marrë 24,000 jetë njerëzish në gjithë Francën.

Sindikatat organizuan aktivitete online për Ditën e Punëtorëve, u kërkuan njerëzve që të protestojnë nëpër ballkonet e tyre duke bërë zhurmë me tenxhere dhe tiganë ose duke vendosur banderola, derisa Policia shpërndau një protestë të vogël në qendër të Parisit.

Kjo çfarë ka ndodhur këtë vit është një ndryshim shumë i madh nga viti i kaluar kur dhjetëra mijëra punëtorë të sindikatave dhe protestues “jelekverdhë” ishin në rrugë në gjithë Francën duke protestuar kundër politikave të Macronit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme