Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Arabinë Saudite, në një vizitë të paplanifikuar, në kohën e tensioneve në mes të Riadit dhe rivalit të tyre rajonal, Teheranit.
“Unë besoj se është e rëndësishme që të punojmë me Arabinë Saudite me qëllim të garantimit të një stabiliteti në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Macron.
Arabia Saudite, ka akuzuar militantët nga Libani, të mbështetur nga Irani, grupin Hezbollah, duke thënë se ata kishin hedhur një raketë nga Jemeni e cila përfundoi afër kryeqytetit, Riad.
Macron është shprehur se hudhja e raketës tregon se rajoni ka nevojë për arritjen e një marrëveshje të re për programin e raketave balistike.
Princi i Arabisë Saudite, më vonë akuzoi Iranin, për “agresion të drejtpërdrejtë ushtarak”, duke furnizuar rebelët Huthi me raketa.
Teherani i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se janë “të rrejshme dhe të rrezikshme”.
Gjatë vizitës në Dubai, Emirated e Bashkuara Arabe, Macron ka njoftuar se ai do të vizitoj Arabinë Saudite për të diskutuar rreth Libanit dhe Jemenit me princin Mohammed bin Salman.