Të gjithë plakemi, por kurrë në të njëjtën moshë. Disa plaken qysh sa janë fëmijë; të tjerët i frikësohen madje mendimit për ditën kur më nuk do të mundë të dalin klubeve natën.
Shumica mendojmë se po ia dalim goxha mirë, pastaj e gjejmë veten tek tundim kokat çmendurisht karshi risive të kohës dhe përnjëherë vdekja duket reale. Për vite me radhë, Madonna i ka shpërfillur të gjitha këto, shkruan sot Koha Ditoore.
Më 1996, Evita dukej se po hynte në moshë të mesme, por ajo e bëri një kthim të papritur, duke nxjerrë albume të mahnitshme një pas një, duke nisur prej “Ray of Light” (të 1998-s) dhe vazhduar me atë edhe më bindës e me motive elektroje “Music” (2000). “Confessions on a Dancefloor” (2005) ishte akoma më i mirë, i shoqëruar me motive të muzikës së “Abba”- s dhe tinguj dominues të house-it. Por ajo padyshim se nuk mund ta vazhdonte vrapin e saj përgjithmonë.
Mbase plakja e saj nisi me albumin “Confessions”, kur ajo e puthi Britney Spearsin sikur t’ia thithte nga buzët gjithë rininë e saj. Padyshim, në albumin “Hard Candy” të 2008-s ajo u duk qartë se po mundohej t’i mbërrinte gjërat.
Teksa me “MDNA” (2012) po përpiqej ta mbante ritmin në treg, me “Rebel Heart” (2015) qartazi e hodhi hapin drejt një tregu krejtësisht të ri global, më kosmpolitan në aspektin muzikor dhe bashkërendoi prapa vetes një mori bashkëpunëtorësh.
Gruaja që dikur printe, kësaj radhe po ndiqte dhe avashtë madje. Ajo megjithatë nuk e bëri atë që shumica në pozitën e saj do të bënin: t’i lëpijë plagët dhe t’ua shesë një album të standardeve të jazzit dëgjuesve të “Radio 2”.