Madonna e krahason rrjedhjen e këngës “Rebel Heart” me përdhunimin

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Madonna ka rrezikuar reagim negativ publik pas krahasimit të shkeljes që ajo e ndjeu pas rrjedhjes së paautorizuar të albumit të saj 2015, “Rebel Heart”, me përdhunimin.

Pop ikona ishte duke diskutuar për performancën e dobët në treg të projektit në një intervistë me “The New York Times”, kur ajo e bëri krahasimin, duke e pranuar se u lëndua kur këngët e saj të papërfunduara u paraqitën online, disa muaj përpara publikimit të planifikuar të “Rebel Heart”, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa e lënduar isha,” kujton Madonna. “M’u desh një kohë për ta marrë veten dhe pas një përshtypjeje aq të keqe që e fitova nuk isha e interesuar të bëja më muzikë”.

“U ndjeva e përdhunuar,” shtoi ajo.

Këngëtarja 60-vjeçare, që atëherë është kthyer në studion e regjistrimit dhe po përgatitet që ta lansojë albumin e saj të ri, “Madame X”, më 10 qershor, pasi që u frymëzua nga qëndrimi i saj në Lisbonë, Portugali, ku u zhvendos me katër fëmijët e saj më të vegjël në vitin 2017 për t’ia mundësuar djalit David që të stërvitet në një akademi të njohur të futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme