Madonna e quante në letër mediokre, ja reagimi i Sharon Stone

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 17:50 | Nga

Ajo ka lënë gjurmë në muzikën pop në mbarë botën, por Madonna sigurisht nuk ka qenë kjo që është sot.

Pak ditë më parë, ka dalë në dritë një letër private e këngëtares e shkruar 25 vite, ku ka cilësuar si mediokre Whitney Houston dhe Sharon Stone, një letër e cila ngjante më tepër si një ditar ku këngëtarja ishte shprehte xhelozinë për karrierën e tyre.

“Është frustruese të lexosh se Whitney Houston dhe Sharon Stone kanë një karrierë që unë nuk do e kem kurrë. Ato janë tmerrësisht mediokre”, shkruhej në letër.

E teksa të gjithë prisnim një reagim nga 58- vjeçarja, ajo ka zgjedhur të hesht. Por me shumë delikatesë e finesë ka reaguar aktorja Sharon Stone, emri i së cilës ishte i përfshirë në letër.

Ajo duket se i ka dhënë pak të drejtë Madonnës, duke shkruar se ka pasur raste që e ka ndjerë veten mediokre, madje do kishte dashur të ishte një yll popi.

“Nuk do t’i kundërvihem Madonnës për këto fjalë të publikuara vjedhurazi vite më parë. Ka pasur raste që jam ndjerë me të vërtetë mediokre”, shprehet Stone.

Edhe pse mund të duket si e pa vlerë, sot pas 25 vitesh pritet që letra e shkruar nga Madonna në vitet ’90-të të dalë në ankand.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme