“Kërkohet një shef kuzhine me eksperiencë që do të punojë në një shtëpi private të klientëve VIP. Ai/ajo do të duhet të jetë i gatshëm të zhvendoset sa herë i kërkohet në qytete të ndryshme të botës.
Shefi i kuzhinës duhet të dijë të përgatis kosher (ushqim hebraik)”, shkruan në njoftimin e ueb-faqes së Talent Private Staff, një agjenci punësimi online për personel shtëpiak me prestigj.
Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se këtë konkurs e ka hapur këngëtarja me famë botërore, Madonna.
Sipas mediumeve, mbretëresha e muzikës Pop është e gatshme të ndaj 100-125 mijë euro në vit për kuzhinierin.
“Ushqimet e preferuara të klientit janë: kuzhina italiane (rizoto është i preferuari), kuzhina aziatike: sushi, sashimi, pjatat klasike evropiane dhe amerikane, shkruan më tutje në njoftimin.
Nisja e aktivitetit është parashikuar të jetë muajin e ardhshëm dhe fillimisht do të punojë në Lisbonë.
Theksojmë se Madonna jeton aktualisht në Portugali, ku biri saj, 13-vjeçari David po stërvitet për t’u bërë një futbollist profesionist, por banimi i saj kryesor mbetet ai londinez në Mayfair.