Qeveria e Spanjës thotë se lideri separatist i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka dështuar të qartësojë nëse ai e ka shpallur pavarësinë pas referendumit në këtë rajon autonom.
Madridi i kishte dhënë afat zotit Puigdemont deri sot për ta qartësuar qëllimin e tij para se qeveria qendrore të lëvizte për suspendimin e autonomisë së Katalonjës.
Në një letër të publikuar para se të kalonte afati, Puigdemont ka kërkuar dy muaj të negociatave me qeverinë e Spanjës.
Zëvendëskryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria, tha sot se Puigdemont nuk ka dhënë përgjigje adekuate në letrën e tij dhe se deri më 19 të këtij umaji, ai duhet t’i kthehet respektimit të legjislacionit të Spanjës.
Më 10 tetor, liderët e Katalonisë e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por e kanë ndalur implementimin e saj për të mundësuar bisedime me Madridin.
Gjykata Kushtetuse e Spanjës e ka shpallur ilegal votimin në referendum.