Maduro e quan qeverinë amerikane bandë ekstremistësh

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti zyrtar i Venezuelës, Nicolas Maduro ka thënë se Qeveria Amerikane e Donal Trump-it është grup banditësh i ekstremistëve dhe  ka thënë që fajin për krizen e vendit të tij e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Gjatë një interviste për BBC-në, Maduro ka thënë se ai nuk do ta lejojë futjen e ndihmave humanitare në Venezuelë sepse kjo do të përdorej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta justifikuar intervenimin e tyre në këtë vend.

‘Ata po kërcënojnë me dhunë me qëllim që ta marrin kontrollin në Venezuelë’, tha ai.

Maduro është duke u përballur me presion të brendshëm dhe të jashtëm për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme për shkak të rëndimit të krizës ekonomike, rritjes së korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Guaido ka organizuar protestë që do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Marrëdhëniet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara edhe para ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump, mirëpo ato u tensionuan edhe më tepër kur presidenti amerikan e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Si kundërpërgjigje për këtë veprim të Trump’it Venezuela i ndërpreu plotësisht marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, shkruan ‘BBC’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme