Maduro: Guaido do të arrestohet pasi të kthehet në Venezuelë

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Lideri i opozitës venezuelase, Juan Guaido mund të arrestohet nëse kthehet në vendin e tij pasi kishte qenë në Kolumbi, sugjeroi presidenti Nicolas Maduro në një intervistë të publikuar sot.

“Ai nuk mundet thjesht të vijë dhe të ikë. Ai duhet të përballet me drejtësinë dhe drejtësia e ndaloi atë që të largohet nga vendi. Unë do të respektoj ligjet”, tha Maduro për “ABC News”.

Në janar Gjykata Supreme e Venezuelës ndaloi Guaidon që të largohet nga vendi.

Ndalimi është në fuqi ndërkohë që ai është nën hetim në lidhje me ato që prokurori i përgjithshëm, Tarek William Saab e konsideron si “krime zerioze në shkelje të rendit kushtetues”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme