Reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.
Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar që kompanitë e pastrimit janë në detyrë për të pastruar rrugët nga bora dhe për të hedhur kripë, në disa pjesë kjo nuk ka ndodhur, raporton Ekonomia Online.
Nga fotografitë e dërguara në redaksi shihet se njëra ndër rrugët magjistrale e cila është e papastruar është ajo Prishtinë-Mitrovicë.
Vetëm njëra korsi është e qarkullueshme nga lëvizja e veturave në këtë pjesë.