Mbrojtësi i Leicester City, Harry Maguire, vazhdon të mbetet i interesuar për një kalim në Manchester United.
Por siç shkruan Mirror, ai nuk do të provojë që me çdo kusht të kalojë në Old Trafford këtë afat kalimtar, përcjell Klan Kosova.
Trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, e dëshiron qendërmbrojtësin dhe klubi ka bërë një ofertë prej 65 milionë funtave drejt anglezit.
Sidoqoftë, Leicester dëshiron që ta mbajë Maguire dhe menaxheri Claude Puel ka thënë se Dhelprat janë të përcaktuar që ta mbajnë edhe atë e edhe portierin Kasper Schmeichel.