Ylli i Unitedit përplaset me shqiptarët se i ngacmuan motrën

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Ditët e para të pushimeve nuk kanë shkuar aspak mirë për kapitenin e Manchester United.

Pas eleminimit nga gjysmëfinalet e Uefa Europa League, Harry Maguire, është arrestuar nga policia.

Qëndërmbrojtësi së bashku me partneren e tij, Fern Hawkins, miq dhe familjarë, kishin shkuar në ishullin e shumëkërkuar Mykonos për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

Sipas medieve angleze, mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, Harry Maguire është përfshirë në një sherr masiv me grushte dhe sende te forta, jashtë një bari në Mykonos.

Maguire ishte së bashku me shokë të tjerë të skuadrës kur u përfshinë në një sherr.

Ylli i Manchester United, u përlesh, pasi pa motrën e tij të vogël Daisy, të plagosur me thikë në krah.

The Sun, shkruan se përplasja ndodhi me një grup gangsterësh shqiptarë.

Media angleze vijon më tej duke thënë se një grup gangsterësh filluan të ngacmojnë motrën e yllit të Manchester United kur më pas nisi përplasja.

Jo vetëm kaq por Maguire ka reaguar shumë keq edhe ndaj forcave te rendit që mbërritën në vendngjarje duke i kundershtuar ata fizikisht.

Futbollisti e kaloi natën në stacionin policor.

Maguire pritet të rikthehet në Britaninë e Madhe të dielën e kësaj jave.

This image has an empty alt attribute; its file name is maguire2-819x1024.jpg
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme