Mahsa Amini, 22 vjeçarja kurdo-iraniane që vdiq në paraburgimin e policisë në Iran vitin e kaluar është shpërblyer me çmimin kryesor të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut të enjten.
Çmimi i BE-së, i emëruar sipas disidentit sovjetik Andrei Sakharov, u krijua në 1988 për të nderuar individë ose grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
Sakharov, laureat i Çmimit Nobel për Paqe, vdiq në vitin 1989.
Finalistët e tjerë këtë vit përfshinin Vilma Núñez de Escorcia dhe peshkopin katolik romak Rolando Álvarez – dy figura emblematike në luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nikaragua – dhe një treshe grash nga Polonia, El Salvadori dhe Shtetet e Bashkuara që udhëheqin një luftë për ” abort të lirë,, të sigurt dhe të ligjshëm”, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv
Amini vdiq më 16 shtator 2022, pasi u arrestua për shkelje të ligjit të detyrueshëm të Iranit për shaminë. Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola tha se ajo ditë do të “jetojë në turp”, duke shtuar se “vrasja brutale” e saj shënoi një pikë kthese.
“Ka nxitur një lëvizje të udhëhequr nga gratë që po bën histori”,tha ajo ndërsa njoftoi dhënien e çmimit për lëvizjen Amini dhe Gruaja, Jeta, Liria në Iran.
“Bota ka dëgjuar thirrjet “Gratë, Jeta, Liria”. Tre fjalë që janë bërë një thirrje për të gjithë ata që ngrihen për barazi, për dinjitet dhe për liri në Iran,” tha Metsola.
Gratë kanë luajtur një rol udhëheqës në protesta, ku shumë prej tyre kanë hequr publikisht shaminë e detyrueshme islame, të njohur si hixhabi.
BE-ja prej 27 vendesh ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve dhe organizatave iraniane – duke përfshirë ministrat, oficerët ushtarakë dhe policinë morale të Iranit – për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestave.