Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Majk, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
Ai këtë herë i ka kënduar dashurisë, ndërsa kënga mban titullin “Serenatë”.
Projekti vjen i shoqëruar me një video të veçantë, të cilën tashmë e gjeni të lansuar edhe në platformën YouTube.
Majk (Foto: YouTube)
Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për producimin është përkujdesur Rzon.
Ky është projekti i dytë i lansuar nga Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) për këtë periudhë izolimi.Lexo po ashtu:Majk lanson këngën e re “Dynja”
Ai vetëm dy javë më parë solli këngën “Dynja”, e cila u mirëprit dhe tashmë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.
Reperi pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor, madje thuajse në çdo këngë përçon mesazhe të rëndësishme dhe mjaft motivuese. /Telegrafi/