Getoar Selimi befason fansat me imazhin e fundit, shfaq talentin e tij duke punuar një argjilë

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Getoar Selimi, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me reperin Majk, “Hajde te baba”.

Dyshja kanë paralajmëruar së shpejti edhe publikimin e albumit me titull “Vaksina”, që do të jetë i gatshëm për fansat në vitin 2021.

Geti përndryshe vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai i befasoi fansat teksa publikoi një fotografi duke bërë një punë jo të zakonshme për të.

Ai ka pozuar në një studio argjilore, duke provuar të të krijojë vazo nga materiali i argjilës.

Nuk dihet nëse kjo fotografi është shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor apo ka qenë thjeshtë inspirim i momentit për të provuar diçka.

“Jeta është ajo që ti e bën”, ka shkruar reperi Selimi në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme