Majk publikon këngën e re “Serenatë”

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Majk, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Ai këtë herë i ka kënduar dashurisë, ndërsa kënga mban titullin “Serenatë”.

Projekti vjen i shoqëruar me një video të veçantë, të cilën tashmë e gjeni të lansuar edhe në platformën YouTube.

Majk (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për producimin është përkujdesur Rzon.

Ky është projekti i dytë i lansuar nga Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) për këtë periudhë izolimi.Lexo po ashtu:Majk lanson këngën e re “Dynja”

Ai vetëm dy javë më parë solli këngën “Dynja”, e cila u mirëprit dhe tashmë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.

Reperi pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor, madje thuajse në çdo këngë përçon mesazhe të rëndësishme dhe mjaft motivuese. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme