Majko: Kurti bëri veprim emocional kur e shkarkoi Agim Veliun

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Pandeli Majko foli për krizën politikë në Kosovë. Sipas Majkos situata paraqitet shumë e komplikuar.

“Situata paraqitet e komplikuar. Besoj se ishte një veprim emocional ai i bërë nga kryeministri Kurti duke shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe një nga figurat kryesore Agim Veliu. Ky veprimi emotive çoi në një veprim tjetër emotiv nga ana e LDK-së. Por nuk mendoj se përplasja nis këtu. Faji e ka humbur adresën”.

“Mendoj se nuk duhet nxituar për krijimin e qeverisë. Kjo sepse si Kosova dhe Shqipëria po vuajnë me pandeminë e koronavirusit. Pas kësaj pritet dhe një krizë ekonomike, prandaj mendoj se nuk duhet të kemi nxitim për krijimin e qeverisë pasi qeveria në detyrë dhe kryeminnistri Kurti kanë shprehur si prioritet luftën ndaj Covid-19”, tha në Open Majko.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme