Majko përshëndet marrëveshjen për qeverisjen e re në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut mes liderit të LSDM, Zaev dhe atij të BDI, Ali Ahmeti.

Ministri e ka cilësuar marrëveshjen për qeverisjen e re si një hap në drejtimin e duhur. Sipas Majkos, kjo marrëveshje ngjall shpresë që postet politike tu japin shqiptarëve më shumë hapësirë për të drejtat e tyre legjitime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme