Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, e ka nisur me fitore paraqitjen në Grand Slamin e Tel Avivit.
Të enjten, në ditën e parë të këtij turneu, Majlinda e fitoi luftën e parë ndaj gjermanes, Annika Wurfel. Ndaj saj fitoi në kohën shtesë me Ippon.
Në fakt gjermanja realizoi hudhje për Waza-Ari që në fillim të luftës, ndërsa Majlinda po ashtu kishte Waza-ari më pas.
Lufta shkoi në kohën shtesë dhe pas dënimit të tretë të gjermanes, Majlinda fitoi me Ippon.
Majlinda është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Kosovën e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova e Laura Fazliu që garojnë të premten.