Pas triumfit në Lojërat Olimpike, kampionia botërore është shprehur se ëndrra e saj është bërë realitet
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi në një konferencë për media është shprehur se gjithmonë në karrierën e saj ka ëndërruar që të fitojë një medalje olimpike.
“Për Kosovën si shtet është e rëndësishme pasi ka pritur shumë vjet dhe jam shumë e lumtur që e kam ngritur flamurin. Jam shumë e lumtur që të gjithë fëmijët më shohin si heroinë. Jam e lumtur që një ëndërr u bë realitet“, ka thënë ajo.
Majlinda Kelmendi, sonte arriti që të stoliset me medaljen e artë, e para edhe për shtetin e Kosovës, në debutimin e parë në një olimpiadë.