Ekonomia Online
FUNDIT

Majlinda Kelmendi edhe më afër titullit të tretë në Kampionatin Botëror

Majlinda Kelmendi edhe më afër titullit të tretë në Kampionatin Botëror

Majlinda Kelmendi është buzë kompletimit të het-trikun në Kampionatin Botëror të Xhudos, pasi tani ka kaluar në gjysmëfinale të Tokyo 2019. Xhudistja kosovare e mposhti kampionen e botës nga vitit 2017, japonezen Ali Shishime, në çerekfinale, në kërkim të titullit të tretë botëror. Edhe pse luftën e nisi zbehet, 28-vjeçarja mori kontrollin ndaj japonezes dhe […]

Majlinda Kelmendi është buzë kompletimit të het-trikun në Kampionatin Botëror të Xhudos, pasi tani ka kaluar në gjysmëfinale të Tokyo 2019.

Xhudistja kosovare e mposhti kampionen e botës nga vitit 2017, japonezen Ali Shishime, në çerekfinale, në kërkim të titullit të tretë botëror.

Edhe pse luftën e nisi zbehet, 28-vjeçarja mori kontrollin ndaj japonezes dhe nuk la hapësirë për asnjë gabim.

Tre ndëshkime radhazi i kushtuan Shishimes me humbje dhe Kelmendit me kalim në gjysmëfinale, ku do të takohet me kampionen në fuqi, japonezen tjetër Uta Abe.

Kosovarja, kampione bote më 2013 dhe 2014, rundin e parë e kaloi pa luftë, në rundin e dytë e mundi Luz Olvera nga Meksika. Në rundin e tretë e kaloi Agata Perencin e Polonisë, para se ta mposhte Shishimen në çerekfinale.

Të ngjashme