Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, raundin e parë do ta kalojë pa luftë. Kurse, në raundin e dytë ajo do të ndeshet me fituesen e sfidës mes francezes Gneto dhe zviceranes Tschopp,
Një sfidë e vështirë për xhudisten kosovare mund të jetë ajo e gjysmëfinales, ku mund të takohet me japonezen, Nakamura.
Kurse, me rumunen Andrea Chitu në kategorinë deri në 52 kilogramë, Kelmendi mund të takohet vetëm në finale.
Të dielën pritet të jetë ditë historike për Majlinda Kelmendin dhe Kosovën.
Xhudistja kosovare pritet që me 7 Gusht, pra të dielën nga ora 10:00 të mas forcat me kundërshtaret e saj për medalje.