Ekonomia Online
FUNDIT

Majlinda ndalet në gjysmëfinale, do ta kërkojë të bronztën

Majlinda ndalet në gjysmëfinale, do ta kërkojë të bronztën

Xhudistja pejane është mposhtur në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze dhe do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit pas disa orësh Majlinda Kelmendi është ndalur në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur në Katar, shkruan Gazeta Express. Kampionia olimpike u mposht në gjysmëfinale nga francezja Amandine Buchard, e cila […]

Xhudistja pejane është mposhtur në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze dhe do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit pas disa orësh

Majlinda Kelmendi është ndalur në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur në Katar, shkruan Gazeta Express.

Kampionia olimpike u mposht në gjysmëfinale nga francezja Amandine Buchard, e cila fitoi në fund me Ippon pas gabimeve që i bëri xhudistja kosovare.

Majlinda ishte sulmuese gjatë gjithë kohës, por kjo nuk i mjaftoi që ta kërkojë medaljen e artë në këtë garë.

Paraprakisht, Kelmendi në çerekfinale e kishte mposhtur me lehtësi zviceranen Evelyne Tschopp.

Kelmendi e nisi garën me fitore në rrethin e parë të kategorisë 52 kilogramë ndaj rumunes Andreea Chitu.

Në rrethin e dytë, Kelmendi ishte më e mirë se polakja Agata Perenc, kurse në atë të tretë, respektivisht në çerekfinale e eliminoi zviceranen Tschopp.

Ajo do ta kërkojë të bronztën përmes luftës me belgen Charline Van Snick. 

Të ngjashme