Kampionia Olimpike, Mijlinda Kelmendi, është shpresa më e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Kelmendi mungoi në Baku katër vite më parë, për shkak të një lëndimi, por është emëruar tani në mesin e 12 sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Bjellorusi.
Majlinda, që ka fituar të Artën në kategorinë -52 kg në Rio 2016, do të synojë medaljen e parë në Lojërat Evropiane.
Nora Gjakova në anën tjetër do të tentojë ta shndërrojë medaljen e Bronztë nga Baku 2015 në të Artë, ajo do të garojë në kategorinë -57 kg.
Nga Kosova, në Lojërat Evropiane Minsk 2019 do të garojnë edhe xhudistët; Distria Krasniqi në kategorinë -48 kg, fituesi i medaljes së Argjendtë në Evropë Akil Gjakova në kategorinë -73 kg dhe kampionia Evropiane e U-23 Loriana Kuka do të garojë në kategorinë -78 kilogramë.
Kosova do të përfaqësohet nga 4 boksierë në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Kampionia Evropiane për Junior në vitin 2016, Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku do të garojnë në kategorinë 60 kilogramë, Patriot Behrami 69 dhe Ardit Delijaj 81.
Sporti i Karatesë do të përfaqësohet nga Alvin Karaqi në kategorinë -84 kilogramë, i cili është rrugës së mirë edhe për Lojërat Olimpike në Tokio 2020.
Kosova kompletohet me pingpong një Fatih Karabaxhaku dhe shigjetari një (1) Ardita Zejnullahu.