Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka vizituar lagjen Maka në Koretin. Me këtë rast Jakupi u zotua se në madatin e ardhshëm 4 vjeçar do të punojë që banorët e këtij fshati të kenë jetë të dinjitetshme.
Postimi i plotë:
Në lagjen Maka në Koretin zhvillova takime me banorët, të cilët më treguan për problemet me të cilat përballen. U zotova se në mandatin tim si kryetar do të punoj që banorët e këtij fshati të kenë një jetë të dinjitetshme,ku institucionet komunale jo vetëm që dëgjojnë problemet e banorëve, por edhe punojnë që ato të zgjidhen pa vonesa. E këtë më së miri e dinë tanimë këta. Bashkë dhe ndershëm!
121