Tendencat e qarqeve të shërbimeve inteligjente serbe dhe bashkëpunëtorëve të saj të mbetur ne Kosovë, qe përmes vënies së etiketës “kriminel” për komandantët dhe udhëheqësit e UÇK-së, kanë një prapavijë të rrezikshme dhe për synim final që UÇK-në ta njollosin si tërësi. Nuk ka se si të kuptohet kjo ndryshe, kur dihet se ne luftë betejat udhëhiqen nga gjeneralët (komandantët), ndërsa ushtarët janë fuqia vepruese e tyre në fushën e betejës.
Ne luftërat e fundit ballkanike, përveç tek ne nuk na rastisë të dëgjojmë se dikush nga popujt tjerë qe kanë qenë të përfshirë në luftëra t’ua kenë bërë gjyqin publik për lloj lloj bëmash e të pa bëmash komandantëve të tyre! Përkundrazi vendet dhe popujt tjerë të dala nga lufta, kanë miratuar ligje me të cilat mbrojnë luftën dhe vlerat e sajë nga sulmet tendencioze dhe të pabazuara, sepse kështu mbrojnë identitetin dhe krenarinë e tyre kombëtare.
Fatkeqësisht, shpesh herë kemi rënë ne grackën e armikut, e jo rrallëherë edhe jemi bërë argat i djallit, duke hedhur baltë mbi figurat e komandantëve të UÇK-së, sa që kemi harruar se pa qenë këta komandantë, nuk do të kishte as UÇK dhe as luftë çlirimtare! Madje një baltosje e tillë është bërë edhe ne luftën e brendshme për përfitime politike e partiake, pa e vrarë fare mendjen se me këto akuza ndaj komandantëve, ata po ndihmojmë dhe legjitimojnë makinën propaganduese dhe akuzuese të Serbisë ndaj tyre dhe gjithë UÇK-së! Mbi këtë çështje, edhe lufta politike duhet të këtë disa parime dhe vija të kuqe, mbi të cilat nuk duhet të lejohet që të shkelen.
Ka ardhur koha qe të ndalojmë se luajturi rolin e hipokritit, duke thënë qe të gjithë komandantët e UÇK-së të rënë për liri kanë bërë luftë të pastër dhe janë heronjtë tanë, dhe që në çdo përvjetor ne shenjë përkujtimi përulemi me nderim para varreve të tyre, ndërsa në anën tjetër të akuzojmë komandantët e gjallë se janë “kriminelë”, duke harruar se ata ishin ne të njëjtën luftë dhe luftuan krahë për krahë tyre, por ishte fati i mirë ai që deshi që ata të dalin gjallë nga kjo luftë! Kjo nuk shkon më!!
Prandaj duhet që orë e më parë të vetëdijesohemi dhe ta kuptojmë se këto sulme dhe akuza të pa drejta që po bëhen, kanë për qëllim që fillimisht të denigrojnë dhe diskreditojnë figurat e komandantëve të UÇK-së, që më pas të fillohet me lëshim të akuzove edhe ndaj ushtarëve, duke thënë se edhe këta janë “kriminelë” pasi që kanë shërbyer nën urdhrat dhe komandën e komandantëve, duke forcuar kështu alibinë se kur të gjithë komandantët janë “kriminelë”, nuk ka mundësi qe pastaj ushtarët e tyre të jenë të mirë!
Tek të gjitha luftërat e zhvilluara nëpër histori flitet për lavdi, ku lavdia u përket udhëheqësve të atyre luftërave, siç është lavdia e Lekës, Skënderbeut, Napoleonit etj., andaj edhe ne duhet që lavdinë e luftës së UÇK-së t’ia atribuojmë Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë komandantëve të rënë në altarin e lirisë, por duke mos harruar dhe mohuar asnjëherë meritat e mëdha dhe lavdinë e luftës edhe të komandantëve të cilët sot jetojnë mes nesh, dhe që janë vlerë e identitetit tonë kombëtar.