Udhëheqësit botërorë, siç u takon, udhëtojnë me makina luksi. Ndërkohë që disa përdorin makina të blinduara SUV, ose vetura (sedan), të tjerë parapëlqejnë limuzinat me trup të gjatë, shëmbëlltyra të luksit.
Presidenti amerikan, për shembull, përdor një limuzinë Cadillac, 1.5 milion dollarëshe, që ndryshe njihet me nofkën “Bisha”.
Mbretëresha Elizabetë, nag ana tjetër, mori dhuratë një limuzinë të bërë me porosi, nga marka më e njohur angleze, transmeton tch.
Këta janë tetë limuzinat që përdoren nga udhëheqësit botërorë.
Familja mbretërore e Marokut përdor një Mercedes Benz 600 Pullman, por të stilit klasik.
Presidenti Kenian, Uhuru Keniata, po ashtu përdor një limuzinë nga Mercedes Benz, Pullman S600.
Perandori japonez, Naruhito, po ashtu ka një limuzinë. Edhe ai e ka nga kompania vendase, Toyota. Limuzina e tij është “Toyota Century Royal”, një markë që është shitur dhe ëshët përdorur për shumë vite në Japoni edhe nga Jakuza.
Presidenti kinez, Xi Jingping, përdor një limuzinë nga kompania vendase, Hingqi L5.
Mbretëresha Elizabetë ka një limuzinë të bërë me porosi nga Bentley, dhe quhet “Bentley State Limousine”.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përdor një limuzinë nga Mercedes Benz, S600, Pullman Guard.
Presidenti rus, Vladimir Putin, përdor një limuzinë të bërë nga kompania ruse e makinave të luksit, “Aurus”. Modeli në fjalë quhet, jo më kot, “Senat”.
Limuzina “Cadillac” e president amerikan, Donald Trump, quhet ndryshe “Bisha”. Cadillac është një kompani amerikane, degë e “General Motors”, që prodhon vetëm makina luksi. Tregun kryesor e ka kryesisht në SHBA, por edhe në Kanada e Kinë.