Delegacioni kosovar për bisedime rreth çështjes së të zhdukurve pret që shumë shpejt të ketë një takim me delegacionin serb dhe të diskutohet çështja e të zhdukurve.
Udhëheqësi i delegacionit për bisedime për çështjen e të zhdukurve, Ibrahim Makolli, ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha masat që procesi të marrë rrugë të drejtë dhe përfundimisht familjarët të jenë të njoftuar për fatin e të afërmve të tyre.
“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që procesi të marrë kah dhe drejtim që do të rezultojë me zbulimin e fatit të këtyre personave, ku për fat të keq janë edhe mbi 1.600 të zhdukur. Këtë vit ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme jo vetëm në raport me nevojat e brendshme, por do të kemi edhe një koordinim me të gjithë akterët në mënyrë që procesi të marrë rrugë të drejtë dhe përfundimisht familjarët të njoftohen me fatin e të afërme të tyre”, ka deklaruar ai për gazetën. (KohaDitore)