Lavdim Makshana, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tha se Vetingu është ndalë vetëm te pozitat udhëheqëse, e kështu sipas tij nuk rrezikohet sistemi i drejtësisë.
“Qëllimi fillestar ka qenë që të ketë një Veting të tërësishëm, por Komisioni i Venecias nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë; për këtë arsye Vetingu është ndalë vetëm te pozitat udhëheqëse, vetëm te Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Kryetarët e Gjykatave, dhe Kryeprokurorët. E kjo në vetvete nuk e vë në rrezik sistemin e drejtësisë”.
Ai tutje në Info Magazine tha se integriteti i krerëve të sistemit të drejtësisë do të bëhet nga një trup profesional, e cila do të votohet nga Kuvendi i Kosovës.
“Kriteret për të qenë pjesë e autoritetit të kontrollit të integritetit, do të jenë tepër të mëdha, ashtu siç është paraqitur edhe në amandamente, e siç do të parashihen në detaje edhe në ligjin për Veting”.