Me dyshim ishte parë nga tifozët dhe mediat në Shqipëri kalimi i Esat Malës te Parizani.
Por 19-vjeçari ka fituar rol kyç te klubi ndër më të suksesshmit në Shqipëri. E sidomos pas golit që shënoi në derbin e qytetit të Tiranës. Me golin e Malës, Partizani fitoi derbin e zjarrtë kundër Tiranës (1:0).
Nga një lojtar i zakonshëm, siç shihej, Mala u shndërrua në hero për klubin dhe tifozët e Partizanit.
Edhe për vetë shtatshkurtrin nga Mushtishti, fshat i njohur për talentet e shumta në muzikë, goli i shënuar në derbi do të mbetet një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij të deritanishme. “Debutimi me Partizanin dhe goli në derbi janë dy momentet më të mira të miat deri tash”, thotë Mala.