Shoqata e malazezëve të Kosovës ka dënuar ashpër sjelljen e disa siç i ka quajtur persona të dhunshëm nga Lista Serbe të cilët në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke bërë presion mbi serbët dhe malazezët, i kërcënojnë ata, madje edhe me sulme fizike.
“Me qëndrime të tilla ndaj popullit të tyre, kanë konfirmuar pohimet tona të mëparshme se Lista Serbe është armiku i madh të popullsisë ortodokse në territorin e Kosovës. Prandaj, ne besojmë se ata do të jenë njerëzit me guxim dhe dinjitet, siç i ka hije traditës sonë mijëvjeçare t`i dënojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ”
Kjo shoqatë njëherit i ka bërë thirrje autoriteteve kompetente të Kosovës, policisë dhe prokurorisë që të mos i lënë qytetarët nën mëshirën e këytre njerëzve dhe t`i mbrojë “siç thotë ligji nga banditë të Listës Serbe”.