Pronari i Milanit, Ivan Gazdis dhe Paolo Maldini raportohet të jenë përplasur rreth një marrëveshje të mundshme për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Milan kanë shikuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, dhe kjo ide ishte miratuar nga Paolo Maldini, i cili kishte besim në kualitetet dhe përvojën e ish reprezentuesit gjerman.
Por, ka qenë një reagim i Gazdis, i cili ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit me Mesut Ozil, duke thënë se Milan janë të fokusuar në lojtar të rinj dhe me vlerë në rishitje, përcjell ‘lajmi.net’.
Gazeta, po ashtu ka paralajmëruar se ky incident mund të çojë deri në largimin e Maldinit nga Milan.