Pas disa javësh pa koronavirus, Mali i Zi ka shënuar 13 raste të reja. Rastet e reja janë shënuar në pesë ditët e fundit. 3 prej të infektuarve ndodhen në spital por gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Kështu, Trupi Nacional Koordinues atje ka miratuar metodologjinë kundër përhapjes së koronavirusit.
Këtu përfshihen edhe banorët e Kosovës. Ata nuk do të mund të vizitojnë bregdetin malazez pa një test negativ Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë.
“Nga sonte banorët që mund të hyjnë në Malin e Zi me një rezultat negativ të testit për Covid-19 janë Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina”, raporton RTK.
Mali i Zi më 2 qershor pati shpallur fundin e epidemisë pas 28 ditësh pa shënuar asnjë rast të ri.