Mbi 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe pritet të dëbohen së shpejti nga Mali i Zi.
Sipas rregulloreve për regjistrimin e vendbanimit, Podgorica mbyll dyert për qytetarët serb të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të jetuar dhe për të kryer shërbime fetare në këtë vend, shkruan Novosti, transmeton gazetametro.net.
Velbior Xhomiq ka bërë të ditur se murgjët, priftërinjtë dhe familjarët e tyre kanë pasur qëndrim të rregullt në Malin e Zi deri në këtë vit, por që statusi nuk iu vazhdua nga Ministria e Punëve të Brendshme.
‘Ata janë të detyruar të largohen nga Mali i Zi deri në përfundim të procedurës. Ankesat janë parashtruar para Gjykatës Administrative. Disa prej tyre janë refuzuar, ndërsa një pjesë e procedimeve është ende në vazhdim’, ka shtuar tutje ai.
Ndryshe, priftërinjë bashkë me familjarët e tyre përbëjnë rreth 50 qytetarë që punojnë në këtë vend.